Albin Kurti niset nga selia e VV-së për ta marrë detyrën e kryeministrit në Qeveri

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 10:09
Albin Kurti niset nga selia e VV-së për ta marrë detyrën e kryeministrit në Qeveri

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti mëngjesin e së martës ka shkuar në selinë partisë.

Nga atje, Kurti u nis për në Qeveri ku pritet ta pranojë detyrën zyrtare.

Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.

(Kosova Sot Online)