Arben Vitia pritet të marrë vendimin e parë si ministër i Shëndetësisë, do ta kthejë në punë sekretarin e shkarkuar nga Zemaj

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 11:52
 Arben Vitia pritet të marrë vendimin e parë si ministër i Shëndetësisë, do ta kthejë në punë sekretarin e shkarkuar nga Zemaj

Arben Vitia ka marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë.

I shoqëruar me ish-sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqin, ai ka marrë detyrën e ministrit.

Ndërsa, Vitia pas pak pritet të marrë edhe vendimin e parë si ministër.

Burime të medias brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se Vitia do ta kthej në punë sekretarin e shkarkuar nga ish-ministri Armend Zemaj.

Naim Bardiqi, do të kthehet në pozitën që kishte gjatë kohës sa Vitia ishte ministër i Shëndetësisë.

Ministri Vitia bashkë me Naim Bardiqin tani janë duke u njoftuar me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa burime të gazetës thonë se Zemaj tashmë është larguar nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me këshilltarët e tij.

(Kosova Sot Online)