Mblidhet qeveria “Kurti 2”, kryeministri paralajmëron menjëherë vendime

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 12:11
 Mblidhet qeveria “Kurti 2”, kryeministri paralajmëron menjëherë vendime

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 2”.

Duke folur para kabinetit qeveritar, kryeministri deklaroi se pret nga ministrat që të vijnë me propozime konkrete dhe me vendime për problemet që i kanë parë ata gjatë viteve të kaluara.

Ai paralajmëroi se me ministrat do të takohen sërish për të marr vendime të nevojshme për vendin.

“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë por do të ketë edhe veprim. Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim. Në ditët në vazhdim pres nga secili nga ju që të vini me propozime për vendime konkrete që i keni parë ndër vite,. Unë besoj në dijet dhe kapacitete [tuaj po tani ka ardhur koha që t’u tregojmë edhe qytetarëve që emërimi juaj në këto pozita është meritor. Le të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrin vendimet e nevojshme siç e parasheh ky kabinet i yni qeveritar”, tha Kurti.

Kjo mbledhje ka ardhur pas pranim-dorëzimit të detyrë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Kurti u zgjodh dje kryeministër me 67 vota.

Ai pritet që ta udhëheq Qeverinë për katër vitet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)