Philip Kosnett i shkon Lumir Abdixhikut në zyre

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 14:19
Philip Kosnett i shkon Lumir Abdixhikut në zyre

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka shkuar në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë.

Kosnett do të takohet aty me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për këtë takim, dhe nuk dihet ende arseja pse Kosnett i ka shkuar Abdixhikut në zyre.

Ndryshe, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, të premten e kaluar ka takuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimi, Abdixhiku ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të takohet me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)