Vjosa Osmani e meriton të bëhet Presidente e Kosovës, e ka fituar me frymën e referendumit gjithë popullor!

 Vjosa Osmani e meriton të bëhet Presidente e Kosovës, e ka fituar me frymën e referendumit gjithë popullor!
 Vjosa Osmani e meriton të bëhet Presidente e Kosovës, e ka fituar me frymën e referendumit gjithë popullor!

Ali Hertica

  • 23 March 2021 - 13:53

Shkruan: ANALIST - Ali Hertica

Është koha më e duhur dhe e përshtatshme tani që pa kushtëzime dhe pa anime e inate primitive politike, institucionet tona të ndërtohen tërësisht mbi themelet e vendosura nga vota shume demokratike, si asnjehere me pare. Që shteti ta ketë për herë të parë edhe një Presidente me legjitimitet të plotë qytetar e demokratik, legjitimitet ky që u mungoi te tjereve një kohë të gjatë, por që duhet të arrihet dhe të bëhet tradicional në të ardhmen me faqe te bardhe , duke ndryshuar kushtetutën dhe duke kaluar në sistem të kombinuar presidencial /parlamentar.

-Zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, janë të parat zgjedhje në realitetin e ri politik të pas luftës të cilat e nxorën një parti politike fituese absolute të fuqisë elektorale, dhe me këtë rezultat, u qartësua edhe harta politike e krijimit të institucioneve të reja të vendit. Pavarësisht që për ish pushtetarët e dy dekadave të kaluara është një debakël i madh, ky zhvillim është një kthesë e madhe politike e cila vjen nga verdikti i lirë i përcaktimit të qytetarit me vullnetin e tij pa presion dhe pa imponim. Mirëpo ky rezultat po vazhdon akoma të paraqet problem sidomos tek kandidatura e shpallur për pozitën e të parit të shtetit.

Ka qenë praktikë e vazhdueshme e së kaluarës në Kosovë që nga paslufta, kur zakonisht i janë dashur konsultime, akordime dhe pazare të mëdha politike, madje edhe me kushtëzime në mes të subjekteve politike, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Problemet e tilla kanë qenë të pranishme që nga zgjedhja e zgjedhja e Presidentit të parë historik Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pastaj me Fatmir Sejdiun, Pacollin, Atifete Jahjagën dhe së fundi Hashim Thaçin, kur ka pasur madje edhe ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar për t’i zgjidhur ngërçet institucionale që nuk qenë të pakta dhe pa pasoja. Në zgjedhjet e 14 shkurtit kemi një realitet dhe zhvillim të ri sepse që në fillim të fushatës, dy subjekte politike kanë garuar në zgjedhje duke i nominuar kandidatët e tyre edhe për pozitën e Presidentit, dhe në këtë kontekst ka dalë fitimtare Vjosa Osmani e cila sipas rezultatit të zgjedhjeve, ka legjitimitet të plotë të jetë Presidente e Republikës së Kosovës sepse atë besim ja dha qytetari, atë konsensus e dëshmoi vota e lirë prandaj edhe konsensusi i partive politik rreth saj duhet të jetë vetëm një pajim formal dhe i domosdoshëm.

Nuk është vetëm çështja e votës dhe e numrave në këtë rast, por Vjosa Osmani si kandidate për pozitën e të parit të shtetit i posedon të gjitha atributet për një pozitë të tillë, duke filluar nga legjitimiteti popullor me mbi 300 mijë vota në zgjedhjet parlamentare, e mbi të gjitha ajo ka treguar se e respekton besimin qytetarë të cilin duket se e ka bërë bazament të politik bërjes që nga fillimi, por që e dëshmoi dhe vërtetoj duke mbrojtur parimin e fuqishëm me rastin e pozicionimit të saj për ose kundër prishjes së koalicionit LVV-LDK, vetëm dy një muaj e gjysmë pasi u formua Qeveria e dalë nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2019.

Pra Vjosa Osmani Presidente duhet të jetë personaliteti i konsensusit rreth të cilit do të bashkoheshin të gjitha partitë politike pa dallim, duke ju lënë përcaktimin e lirë secilit deputet në mënyrë individuale, por zyrtarisht dhe parimit të mbështetet për opozitën e Presidentes sepse me zgjedhjen e saj stabilizohet jeta politike dhe institucionale, shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës dhe shkojmë në vjeshtë vetëm për zgjedhjet lokale. Ndryshe udhëheqja e politikës me inate personale dhe ego primitive për pushtet mundë të jetë fatale jo vetëm per shtetin, pasojat që do ti bartim me mungesë të institucioneve edhe për një afat tjetër të gjatë kohor, por fatale do të ishte shkaktimi i krizës edhe për disa subjekte politike që do të përjetonin edhe një debakël tjetër të ri drejt humneres qe e meritojne.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".