Agim Veliu nuk ia dorëzon detyrën Xhelal Sveçlës

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 14:58
 Agim Veliu nuk ia dorëzon detyrën Xhelal Sveçlës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk ia ka dorëzuar detyrën Xhelal Sveçlës së VV-së.

Në vend të Veliut, detyrën Sveçlës ia ka dorëzuar zëvendësministri Bajram Gecaj.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga z. Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, tek ministri, z. Xhelal Sveçla. Ministri i Punëve të Brendshme, z. Sveçla është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Sveçla kishte zëvendësuar Agim Veliun në qeverinë Kurti 1, pasi kryeministri Albin Kurti kishte shkarkuar Agim Veliun e LDK-së, veprim ky që pasoi me rrëzimin e qeverisë me mocion votëbesimi në Kuvend nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)