Edhe një zyrtar tjetër i LDK-së kërkon nga deputetët ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 08:10
 Edhe një zyrtar tjetër i LDK-së kërkon nga deputetët ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente

Anëtari i LDK-së, e ish deputeti i kësaj partie, Naser Rugova, është shprehur se ndonëse ka dallime ideologjike me Albin Kurtin por edhe Vjosa Osmanin, duhet të respektohet vota e sovranit dhe vlerësimi që kanë dhënë ata në zgjedhje që ata ta drejtojnë shtetin.

Ai është shprehur se LDK duhet të qëndrojë në sallë në ditën e votimit të presidentit.

“Kemi rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Nuk do të doja që vendi të shkojë në zgjedhje sërish. Edhe pse mund të kritikohem për qëndrimet e mia, grupi parlamentar i LDK-së duhet ta bëjë kuorumin pas bisedave me Osmanin, kandidate për presidente”.

“Nuk ka asgjë të keqe, nëse LDK e ka ngrit dorën për Thaçin, pse mos t’ia bëjë kuorumin Osmani?”, është shprehur Rugova në Klan Kosova.

Ai përkrahë zgjedhjet e Osmanit për Presidente të Kosovës, ndonëse e thërret që ajo të ketë kujdes.

“Sipas Kushtetutës Presidenti simbolizon unitetin e popullit. Presidenti duhet të jetë apolitik, partiak. Nga eksperienca e saj [Osmani] në krye të Kuvendit, dua të besoj se ka vend për përmirësime sepse egoja dhe debatet edhe në adresa personale me deputet të caktuar i kanë dhënë ngjyrim egocentrik. Presidenti është imazh i vendit dhe Osmani duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm se di i shtron çështjet me subjektet politike”.

“Zgjedhja pa konsensus kam frikë se do të na prodhojë president jo të respektuar nga pjesa dërmuese e spektrit politik”.

(Kosova Sot Online0