Prokuroria e Hagës do t’i kthejë sot pajisjet që morën gjatë arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 08:29
 Prokuroria e Hagës do t’i kthejë sot pajisjet që morën gjatë arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Prokuroria Speciale në Hagë do t’i kthejë sot pajisjet që i kishte marrë gjatë arrestimit të krerëve të OVL të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, ka bërë të ditur se zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK në Prishtinë, e kanë njoftuar atë, se sot në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet që kanë marrë më 25.09.2020, kur edhe u arrestuan Gucati dhe Haradinaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi që sot të shkojë t’i marrë pajisjet në zyrat e Prokurorisë Speciale të Hagës, në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Klinaku shtoi se Prokuroria duhet të jep sqarime se çfarë ka gjetur në ato pajisje.

(Kosova Sot Online)