Ky shtet identifikon variant të ri të COVID-19

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 09:44
Ky shtet identifikon variant të ri të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi të mërkurën se në këtë shtet është identifikuar një variant i ri i koronavirusit.

“Ndonëse variantet shqetësuese dhe një variant i ri me mutacion të dyfishtë janë gjetur në Indi, këto variante nuk janë gjetur në numra të mjaftueshëm për të vendosur lidhje të drejtpërdrejtë ose për ta shpjeguar rritjen e shpejt të rasteve në disa rajone”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, shkruan Reuters.

India është në mesin e shteteve me më së shumti të prekur nga koronavirusi në tërë botën, bashkë me Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Gjendjen e pandemisë e ka përkeqësuar edhe përhapja e varianteve tjera, sidomos e variantit britanik, për të cilin thuhet se është shumë më ngjitës se varianti fillestar i virusit.

(Kosova Sot Online)