Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’respektohen masat anti-Covid

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 10:30
 Radhë të gjata për një vulë apostile para MPJD-së, s’respektohen masat anti-Covid

Gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë pritur për tu pajisur me një vulë apostile.

Edhe pse në kohë pandemisë, shumë qytetarë nuk ishin ta pajisur me maska, por as nuk respektohet distanca.

Edhe pse në kohë pandemisë, shumë qytetarë nuk ishin ta pajisur me maska, por as nuk respektohen distanca.

Ismet Makolli nga Drenasi, tha se ky grumbull qytetarësh u bë pasiqë u lajmëruan se ka një rënie të sistemit.

“Që një muaj po pres për një vulë. Tash më ikë termini në ambasadë. Edhe sot prej mëngjesit jam këtu”, është shprehur ai.

Kurse Isa Baftiu thënë se po pret që dy orë për ta siguruar vulën apostile para MPJD-së.

(Kosova Sot Online)