Kuislingu Hashim Thaçi i bëri të gjitha pazaret me Serbinë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, ra vetë në grackën e përgatitur për të tjerët!

Kuislingu Hashim Thaçi i bëri të gjitha pazaret me Serbinë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, ra vetë në grackën e përgatitur për të tjerët!

Gani Qarri

  • 24 March 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Duke pasur parasysh jo vetëm deklaratat e përditshme perfide kundër Kosovës dhe shqiptarëve, por veçanërisht faktin e provokimit më të ri të kriminelit dhe ish ministrit të informatave të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, që është provokimi më i rëndë luftënxitës i kohëve të fundit dhe një aventurë shumë e komplikuar, me premisa tejet të larta të rrezikimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe ne gjithë rajonin, më në fund, pritet që edhe faktori ndërkombëtar të bindet dhe te mbështes qëndrimin legal, legjitim dhe shumë të drejtë të kryeministrit në ardhje Albin Kurti për ndryshimin e kursit lidhur me vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke e nxjerr mbi tavolinë të bisedimeve, si çështje të parë, temën e ndjeshme të dëmeve të luftës dhe krimeve gjenocidale të shkaktuara në mënyrë të organizuar nga Serbia shoviniste e fashiste gjatë okupimit klasik dhe gjate luftes gjenocidale në Kosovë.

-Deri më tani, në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani edhe me diplomatë të huaj, është thënë qartë në vijimësi, se dialogu nuk ka alternativë por tash e tutje, ai mund dhe duhet të zhvillohet vetëm me platformë e tema të qarta dhe vetëm duke siguruar e funksionuar, pikësëpari drejtësia për viktimat, e nxjerr përgjegjësit e këtyre krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të pafajshëm, para ligjit dhe per te marr përgjegjësi shteti shovinist e gjenocidal serb për krimet e bëra në njerëz, dëmet materiale dhe veprimin gjenocidial ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë, nga Serbia okupatore ku rolin e Gebelsit e kishte vet Aleksander Vuqiq si pjese e makinerise vrasese e shfarosese!.

Këtë pikë, madje si kusht kryesor, e ka theksuar qartë edhe Ushtruesja e Detyrës së presidentes zonja Dr. Vjosa Osmani në intervistën e dhënë para pak ditësh për BBC-në, e cila ka thënë prerë, se drejtësia nuk do të vihet në vend, përderisa Serbia të mos pranojë vendosjen para drejtësisë të te githe kriminelëve serbë që kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës, dhe kjo është e vërteta që nuk mund ta mohojë askush dhe as VUqiq, e cila ka ndodhur jo vetëm para syve tanë, por edhe para syve të tërë botës. Në fakt, përveç nesh që krimin dhe gjenocidin e Serbisë i përjetuam mbi lëkurën tonë, të gjithë bota i pa gjenocidin dhe krimet e kryera nga Serbia, andaj drejtësia mund të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet, të kërkojë falje publike dhe ata që i kanë duart me gjak dhe i kanë kryer ato krime makabre gjenocidale të vendosen në bankën e të akuzuarve dhe te gjykohen para drejtësisë ne Kosovë, aty ku edhe i kanë kryer krimet , me vetëdije dhe të nxitur nga shteti okupator e shfaroses serb, me krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Kështu që, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përfundimisht ka ardhur koha, që të gjithë ish-drejtuesit e deritashëm të kriminalizuar të shtetit dhe pjesëmarrësit aktiv që nga viti 2011,në bisedimet me Serbinë të përgjigjen nga i pari deri tek i fundit, pa asnjë përjashtim, për këtë lëshim e nënshtrim kaq të madh e drastik ndaj Serbisë gjenocidale dhe presidentit kriminel të Serbisë Aleksandër Vuçiqit i cili edhe gjatë viteve të pushtimit dhe të krimit e gjenocidit të ushtruar nga Serbia okupatore në Kosovë, Vuçiq ishte ministër i informatave të Millosheviqit dhe bashkëpjesëmarrës e bashkë organizator i tyre edhe permes flakevenies se gazetes me te madhe ne Kosove Kosova Sot dhe jo vetem.

Madje Hashim Thaçi & Co, pergjate 10 viteve te fundit para Vuçiqit kanë bërë jo vetëm një nënshtrim te madh e kapitullues, por edhe janë vënë drejtpërsëdrejti në shërbim të Aleksandër Vuçiqit dhe të Serbisë fashiste, duke shmangur e mos e bërë kurre e me qëllim këtë temë ne bisedime , kushtëzim të dialogut për arritjen e marrëveshjeve, si dhe me urdhër të vet kuislingut Hashim Thaçi, për gjithë këto vite, në vazhdimësi e kanë penguar e bllokuar edhe drejtësinë e nenshtruar vendore ne Kosove ndaj tij , për mos zgjidhjen e asnjë prej mijëra padive të ngritura për krimet serbe të luftës kundër Serbisë, si shtet okupator e gjenocidial, në Kosovën e pushtuar deri me 1999. Dhe pikërisht këtu është bërë plotësisht e ditur se në krye të këtyre veprimeve nënshtruese gjatë 10-12viteve të fundit, gjithnjë ka qenë kuislingu Hashim Thaçi përmes dy mandateve të dëmshme në pozitën e lartë të Kryeministrit të vendit dhe një mandat tjetër edhe më skandaloz fare të veprimit afro 5 vjeçare duke keqvepruar ne sistemin e drejtesise nga pozita e Presidentit të shtetit, për të përfunduar disa muaj para përfundimit të mandatit të presidentit, edhe vet në grackën që ai personalisht ia ka ngritur vetes dhe të tjerëve, në burgun e Hages në Holandë ku po gjykohet për vrasjen e shqiptarëve dhe krime tjera kundër njerëzimit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".