Kjo është vaktia e Ramazanit 2021

  • G.G /
  • 24 March 2021 - 10:53
Kjo është vaktia e Ramazanit 2021

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë më 13 prill

Në kalendarin mysliman bëhet e ditur se dita e parë e Ramazanit do t’i bie ditën e premte dhe se syfyri do të jetë në orën 04 e 32 minuta.

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri më datën 12 maj, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është më 13 maj.

Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Në këtë muaj besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes, dhe po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë.

(Kosova Sot Online)