Ajri i ndotur në Prishtinë, Prizren e Gjilan

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 10:58
 Ajri i ndotur në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Ajri në Prishtinë sot është i ndotur.

Edhe në Gjilan dhe Prizren cilësia e ajrit është e ndotur, por më pak se në Prishtinë.

Ndërsa, Drenasi, Hani i Elezit, Mitrovica, Obiliqi, Peja kanë cilësi të pranueshme të ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bëjnë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

(Kosova Sot Online)