Në Mitrovicë një person rreh gruan dhe vëllain e saj

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 11:20
 Në Mitrovicë një person rreh gruan dhe vëllain e saj

Në Mitrovicë është raportuar se një person pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan dhe vëllain e saj.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë, 23.03.2021-19:50.  Është arrestuar i dyshuari  kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën  mashkull  kosovar i cili  ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)