Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj – e mitura vendos të qëndrojë në shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 11:36
Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj – e mitura vendos të qëndrojë në shtëpinë e tij

Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte duke bashkëjetuar me një të mitur.

I dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës në Ferizaj, ndërkaq ai dhe viktima kanë bashkëjetuar nga data 18 mars.

Policia ka bërë të ditur se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale. Sipas policisë, ajo me vetëdëshirë dhe me pëlqimin e prindit, është kthyer për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 18.03.2021 – 21:30. Me datë 23.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti që nga data 18.03.2021 ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe e njëjta me vetë dëshirë dhe me pëlqimin e prindit të sajë kthehet për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)