Tahiri: Ne që e realizuam marrëveshjen e Rambujes jemi krenar, ata që e kundërshtuan ishin në anën e gabuar

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 12:19
 Tahiri: Ne që e realizuam marrëveshjen e Rambujes jemi krenar, ata që e kundërshtuan ishin në anën e gabuar

Pjesëmarrësja e konferencës së Rambujes, Edita Tahiri është deklaruar rreth intervenimit të ushtarak të NATO-s ndaj caqeve serbe. Ajo tha se ky intervenim ka ardhur fal marrëveshjes së Rambujes.

Pjesëmarrësja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë, deklaroi se ata që e arritën këtë marrëveshje janë krenar.

Ndërsa për ata që e kundërshtuan këtë marrëveshje, Tahiri tha se ishin në anën e gabuar.

“Marreveshja e Rambujes solli intervenimin ushtarak te SHBA dhe NATO – ne qe e realizuam jemi krenar, ata pak qe ishin kunder ishin ne anen e gabuar!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë sot janë bërë 23 vite qysh nga intervenimi ushtarak i NATO-s, ndaj caqeve serbe.

(Kosova Sot Online)