Arrestohet vozitësi i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes në Mitrovicë

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 12:50
 Arrestohet vozitësi i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes në Mitrovicë

Lidhur me rastin e ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, Policiaka ndërmarrë veprimetdrejt hetimit dhe identifikimit të ngasësit të automjetit, i cili ka kryer vozitje të rrezikshme duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi  ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetëaksident  me dëme materiale.

 Mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për  “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin dërgar mediave,

(Kosova Sot Online)