
Lexoni edhe:
Kuislingu Hashim Thaçi i bëri të gjitha pazaret me Serbinë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, ra vetë në grackën e përgatitur për të tjerët!
Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu
Qytetarë e Kosovë në këto momente kanë ngritur vëmendjen se si do të jetë qëndrimi i LDK-së dhe kryesisë së re në raport me funksionalizimin e institucioneve të reja të shtetit, sprova e parë drejtë fuqizimit dhe reformimit të LDK-së, si parti që me të vërtetë synon vlerat e demokracisë evropiane, dhe nuk i mbanë ato vetëm për slogan të rrejshëm e mashtrues!
-Kjo vëmendje dhe interesim i shumicës së popullit të Kosovës për LDK-në ka të bëjë me agjendën që do ta kemi këtë javë që nga dita e parë, sepse do të jetë java vendimtare e formimit të institucioneve të reja, për ta nxjerr shtetin njëherë e përgjithmonë nga kapja prej dy dekadash nga kthetrat e krimit të organizuar e korrupsionit , përmes strukturave kriminale të SHIK-ut ilegal dhe Klanit tani më të njohur Pronto.
Kosova është në udhëkryq prandaj kur e kemi parasysh rolin institucional dhe konstitucional të LDK-së, me të cilin kjo parti politike krenohet vazhdimisht, do të ishte e moralshme, etike dhe politikisht profitabile shkëputja e LDK-s nga mentaliteti i ndryshkur komunist i liderit të dështuar Isa Mustafa, që të sillet plotësisht si parti politike e deklaruar institucionale, e zotuar për shtet të së drejtës dhe kundër krimit të organizuar, që ta mbështes në momentin kritik bërjen e institucioneve të reja të shtetit nga partia fituese LVV, edhe zgjedhjen e pozitës së Presidentit, kandidatura e Vjosa Osmanit që morri verdiktin gjithë qytetar, me votë referendumi, dhe kështu ta rikthen edhe besimin e humbur te qytetarët për shkak të gabimeve të kaluara, të imponuara nga kupola krimo-drejtuese e Isa Mustafës dhe klanit të tij të ngushte të gardës së vjetër.
Mustafa, një komunistë i rryer, i shkolluar, i punësuar në atë kohë, dhe edhe këtë kohë pas shpalljes së pavarësisë, tani në pozita të larta, ia turbulloi ujin vetvetes dhe shumë i dëgjueshëm për gardën e vjetër, e gjunjëzoi dhe shkatërroi LDK-në derisa as Vuçiqi nuk kish ditur më keq për ta shkatërruar.
LDK-ja si humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve ka nevojë të ripërtërihet, të forcohet dhe të merr përsëri epitetin që i takon, parti nacionaliste e frymës rugoviste, prandaj edhe qëndrimi i LDK-së dhe kryesisë së re në raport me funksionalizimin e institucioneve të reja të shtetit, do të jetë sprova e parë drejtë fuqizimit dhe reformimit të LDK-së, si parti që me të vërtetë synon vlerat e demokracisë evropiane, që me të vërtetë është e përkushtuar për respektimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse këtë mundë ta bëjë edhe duke qenë bashkëpunuese me pozitën pavarësisht rreshtimit të saj në bllokun opozitar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".