Gjykata merr vendim për shqiptarin që e vrau gruan për shkak të xhelozisë duke e goditur 11 herë me thikë

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 14:21
 Gjykata merr vendim për shqiptarin që e vrau gruan për shkak të xhelozisë duke e goditur 11 herë me thikë

Një gjykatë në Itali, ka dënuar me burgim të përjetshëm 29-vjeçarin Roland Bushi, i cili qëlloi 11 herë me thikë të dashurën me origjinë moldave Aliona Oleinic, në kopshtin e shtëpisë së tyre në Francavilla al Mare.

Gjykata në Itali ka dënuar një shqiptar i cili e ka qëlluar 11 herë me thikë të dashurën e tij, derisa ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Francavilla al Mare.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja vdiq 45 ditë më vonë, në një nga spitalet e Romës, ku ishte dhe e shtruar.

Gjatë seancës së ditës së djeshme në gjykatë, Bushi, tha se kishte kaluar natën me Alionën dhe kishin konsumuar drogë dhe alkool, duke shtuar se nuk dëshironte ta vriste, por thjesht ta kërcënonte.

Sipas tij, shkak i debatit është bërë xhelozia, pasi ai kishte mësuar se Aliona ishte larguar prej shqiptarit dhe dilte me një tjetër djalë, ky ishte dhe shkaku i konfliktit mes tyre.

“Dënimi nuk e kthen motrën time përsëri, por jam i lumtur për vendimin e gjykatës, të paktën u bë drejtësi”, u shpreh vëllai i vajzës, Natalia Porca.

(Kosova Sot Online)