Pasuria e miliarderëve të botës u rrit gjatë pandemisë, publikohen shifrat marramendëse

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 14:48
 Pasuria e miliarderëve të botës u rrit gjatë pandemisë, publikohen shifrat marramendëse

Ndonëse pandemia ishte një krizë që kaploi botën nga të gjitha fushat si ato ekonomike dhe ato shëndetësore, për miliarderët amerikanë ka ndodhur e kundërta.

Një raport i ri ka zbuluar se gjatë periudhës së Covid-19, pasuria e miliarderëve të Amerikës është rritur me 1.3 triliard dollarë

. Kjo shifër e frikshme është bërë nga Instituti për Studime të Politikave, që zbulon vlerën neto të njerëzve më të pasur në Amerikë.

Mësohet se që nga marsi i 2020, kohë kur nisi pandemia e deri më tani, të ardhurat e pasanikëve në Amerikë është rritur frikshëm.

Konkretisht drejtuesi i Tesla Elon Musk, kreu i Amazon Jeff Bezos dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, kanë qenë 3 nga personat që pasuria e tyre u rrit me ritme tepër të shpejta edhe pse në kohë pandemie, teksa 43 persona u bënë miliarderë këtë vit.

Në vendin e parë të raportit kryeson Musk. Të ardhurat e këtij të fundit janë rritur me 559% duke bërë që ai të numëroj plot 137.5 miliardë dollarë.

Me pas vjen Bezo, pasuria e të cilit është rritur me 57.6%, e duke numëruar një vlerë prej rreth 178.1 miliard.

Sa i përket Zuckerberg, pasuria e këtij të fundit është rritur me 86% dhe numëron 47 miliardë dollarë.

Ndërkohë Chuck Collins, drejtor i Programit të Institutit për Studime të Politikave mbi Pabarazinë tha se pandemia ka ndikuar për mirë tek disa persona të pasur, ndërsa thekson se për një vit të pasurit janë bërë miliarderë edhe pse bota po përballej me krizë.

Chuck Collins:

Disa persona janë bërë miliarderë duke numëruar sot pas një viti pandemie shumë të rëndë, miliarda dollarë. Ata shfrytëzojnë tregjet artificiale të krijuara nga pandemia, duke përfshirë mbylljen e konkurrencës dhe varësinë tonë ndaj teknologjisë dhe internetit.

Në një njoftim për shtyp, Frank Clemente, drejtori ekzekutiv i Amerikanëve për Drejtësinë e Taksave, tha:

Pandemia ka rritur ndjeshëm pasurinë e disa miliarderëve të Amerikës, teksa ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë pësuar krizë të thellë.

Theksojmë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, më shumë se 76 milion njerëz në Amerikë humbën punën e tyre, teksa nga 20 janar deri më 1 shkurt, afërsisht 24 milion persona raportuan se nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe para për të paguar qiranë.

(Kosova Sot Online)