Kur i kthehet bota normalitetit? Parashikimi i Bill Gates

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 11:44
 Kur i kthehet bota normalitetit? Parashikimi i Bill Gates

Bota mund t’i rikthehet normalitetit nga fundi i vitit 2022. Kështu është shprehur Bill Gates në një intervistë me gazetën polake Ëyborcza, gjatë një interviste rreth impaktit të vaksinave të koronavirusit.

“Kjo është një tragjedi e pabesueshme,” tha bashkëthemeluesi i Microsoft duke iu referuar pandemisë ndërsa shtoi se i vetmi lajm i mirë në këtë mes është aksesi ndaj vaksinave.

“Nga fundi i vitit 2022 me shumë gjasa mund t’i jemi kthyer plotësisht normalitetit,” tha Gates.

Miliarderi Gates,i cili dha dorëheqjen si drejtues i koorporatës Microsoft në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka vënë në dispozicion të paktën 1.75 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19.

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikime dhe trajtime të mundshme.

(Kosova Sot Online)