Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 12:01
 Hysen Durmishi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Kryeministri Albin Kurti ka filluar me emërimin e zëvendësministrave.

Një të tillë e ka bërë edhe në Ministrinë e Infrastrukturës.

Së fundmi Hysen Durmishi është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës.

Ai ishte drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

Ministër i Infrastrukturës është caktuar Liburn Aliu.

(Kosova Sot Online)