Plas sherri mes dy grave në avion, zihen kush do dalë e para

  • E.K /
  • 25 mars 2021 - 12:54
 Plas sherri mes dy grave në avion, zihen kush do dalë e para

Nëpër mediat sociale janë shpërndarë disa video ku shihet sherri mes dy grave në një aeroplan, të cilat po ziheshin se kush do dilte e para.

Pasagjerët e tjerë ishin mjaft të irrituar nga kjo zënë sepse po bëheshin vonë. Kjo ngjarje ka ndodhur të dielën pasi aeroplani nga Los Angeles u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Phoenix Sky Harbor.

Një pasagjere ka shkruar në Twitter se ajo kishte një sulm ankthi pasi e pa këtë situatë.

Ndërsa një tjetër i nevrikosur është shprehur: Pothuajse humba fluturimin tim tjetër me @AmericanAir në Phoenix sepse dy vajza vendosën të grindeshin me grusht se kush po dilte i pari nga aeroplani. Unë nuk mundem.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë njerëzit që përpiqeshin t’i ndanin këto dy gratë që po përlesheshin. Një anëtar i ekuipazhit dëgjohet duke thënë: “Thirrje për zbatimin e ligjit, thirrje për zbatimin e ligjit”.

Javën e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit e SH.B.A.-së (FAA) tha se toleranca do jetë zero pasi numri i këtyre incidenteve të ngjashme është tepër i lartë.

Administratori Steve Dickson është shprehur:  Inspektorët dhe avokatët tanë të sigurisë do të ndërmarrin veprime të forta zbatimi kundër çdo pasagjeri që prish ose kërcënon sigurinë e një fluturimi, me dënime që variojnë nga gjobat deri në kohën e burgut.

(Kosova Sot Online)