Hajni ia vjedh biçikletën avokatit nga Kosova

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:02
 Hajni ia vjedh biçikletën avokatit nga Kosova

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur të shtunën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Përballë stacionit policor “Qendra”, është vjedhur biçikleta e avokatit kosovar, Burim Halili.

Për rastin ka njoftuar vetë Halili, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka publikuar edhe videon, ku shihet një person duke e vjedhur biçikletën.

“Për hajnin marakli as të shtunën nuk ka pushim ani pse është vikend, ky tipi këtë biçikletën ‘Hibike’ siç shifet në foto dhe video e capcarrapi. Kuptohet policia jonë po i vazhdon hetimet”, ka shkruar Halili.

https://www.facebook.com/burim.halili1/posts/3979027582120453

(Kosova Sot Online)