Bashkëjetoi me 16-vjeçaren, Gjykata e Ferizajt vendos për të dyshuarin

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:07
 Bashkëjetoi me 16-vjeçaren, Gjykata e Ferizajt vendos për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Rr, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjet.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 18.03.2021, në kohë të pa caktuar, në Prishtinë, përkatësisht në një banesë, si person madhor, bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me të dëmtuarën – të miturën I.Sh., e moshës nën 16 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e njëjta është e moshës nën 16 vjet, ka hyrë në bashkësi jashtëmartesore me të, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën”, njofton gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

(Kosova Sot Online)