Përmasat e frikshme të anijes së ngecur në Suez, po bllokon 9.5 miliardë mallra në ditë

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:24
 Përmasat e frikshme të anijes së ngecur në Suez, po bllokon 9.5 miliardë mallra në ditë

Anija me përmasa gjigante që ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke e bllokuar qarkullimin e anijeve tjera në rrugën e rëndësishme ujore, do të ketë ndikim shumë të madh në ekonominë botërore, paralajmëruan ekspertët.

Së paku 150 anije janë bllokuar nga ngecja e anijes 200.000 mijë tonëshe. Mallra në vlerë të 29 miliardë dollarëve janë bllokuar, shkruan Daily Mail.

Efektet e para filluan të shfaqen në tregjet botërore menjëherë. Të mërkurën, çmimi i naftës së papërpunuar shënoi rritje për 6 për qind.

Megjithatë, kostoja e vërtetë do të jetë shumë më e lartë për shkak se bllokimi i mallrave do t’u shkaktojë humbje kompanive në pjesë të ndryshme të botës.

(Kosova Sot Online)