“Po nuk u vaksinove, nuk pi birra”, Johnson sugjeron pasaporta të imunitetit në bare

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:29
 “Po nuk u vaksinove, nuk pi birra”, Johnson sugjeron pasaporta të imunitetit në bare

Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt lehtësimit të mëtejshëm të kufizimeve të vendosura për të luftuar pandeminë koronavirus.

Kryeministri Boris Johnson, po propozon mënyra se si të rikthejë në lëvizje dhe një pjesë të ekonomisë, të goditur rëndë nga izolimi kombëtar.

Ai sugjeroi hapjen e bareve dhe pub-eve me anë të pasaportave të imunitetit, pra klientët do të duhet të provojnë që janë vaksinuar përpara se të mund të konsumojnë pije.

Kjo ka ndezur debatin publik, ndërsa një vendim konkret pritet gjatë pasdites në parlament.

Kundërshtarët e cilësojnë planin si diskriminues. Të rinjtë përjashtohen nga ky benefit sepse janë grupi i fundit që do të imunizohen ndaj Covid-19. Megjithatë shefi i qeverisë së Londrës sqaroi se kërkimi i “certifikatës së vaksinimit” do të jetë vullnetar dhe jo i detyrueshëm nga baret dhe pub-et.

(Kosova Sot Online)