Operacioni “Stuhia”, kërkohet paraburgim për katër të dyshuar

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 12:15
 Operacioni “Stuhia”, kërkohet paraburgim për katër të dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona që u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në operacionin “Stuhia” që u realizua dje nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës janë arrestuar shtatë persona.

Ky operacion policor ka filluar dje në orët e hershme të mëngjesit dhe ka përfshirë tri rajone të Kosovës me gjithsej 13 lokacione të ndryshme, prej tyre: Ferizaj (7) lokacione, Gjilan (2) lokacione dhe Prishtinë (4) lokacione.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj katër personave A.L, M.K, E.I, H.Z për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.L. H.Z. dhe M.K., nga data 17 tetor 2020 e deri më 25.03.2021, në Ferizaj dhe në disa qytete të Kosovës, në bashkëveprim kanë importuar armë-pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie si dhe municion dhe paisje tjera për armë nga Republika e Maqedonisë, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Ndërsa, për të pandehurit A.L., H.Z., M.K dhe E.I., ekziston dyshimi i bazuar se kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me ligjin mbi armët, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 2 të KPRK-së.ë

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3963187703741736

(Kosova Sot Online)