Xhelal Sveçla lajmërohet për herë të parë pasi u zgjodh ministër

  • E.K /
  • 26 mars 2021 - 14:00
 Xhelal Sveçla lajmërohet për herë të parë pasi u zgjodh ministër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është lajmëruar për herë të parë pas zgjedhjes në krye të kësaj ministrie.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se do të jetë i përkushtuar, që në ditët e muajt në vazhdim, të iu shërbej qytetarëve dhe të realizojë detyrat që i janë besuar.

“Në pamundësi të ju falënderoj secilin veç e veç, dëshiroj që sinqerisht të ju falenderoj të gjithëve për urimet e mbi të gjitha besimin që më dhatë mua personalisht por dhe të gjithë neve për të sjellë ndryshime rrënjësore në të mire të vendit. Unë do të jem i përkushtuar, që në ditet e muajt në vazhdim, të ju shërbej dhe realizoj detyrat që më janë besuar”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq, aktivistë e aktiviste, të dashur qytetarë.

Qytetarët me votën e tyre ritheksuan nevojën urgjente për ndryshime në vendin tonë. Ju na besuat që të ju prijmë në këtë process me vullnet e integritet, por mbi të gjitha me shumë punë e profesionalizëm.

Në pamundësi të ju falënderoj secilin veç e veç, dëshiroj që sinqerisht të ju falenderoj të gjithëve për urimet e mbi të gjitha besimin që më dhatë mua personalisht por dhe të gjithë neve për të sjellë ndryshime rrënjësore në të mire të vendit. Unë do të jem i përkushtuar, që në ditet e muajt në vazhdim, të ju shërbej dhe realizoj detyrat që më janë besuar.

Aktivistëve, vullnetarëve, mbështetësve të panumërt, të cilët na ndihmuan që të arrijmë këtë fitore në zgjedhje, ju them faleminderit, sepse në fakt puna juaj e palodhshme ndër vite solli ndryshimin e nevojshëm për të kryer me dinjitet punët e mëdha që na presin.

Faleminderit pafundësisht!

(Kosova Sot Online)