Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

  • 27 March 2021 - 12:56
Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale, dhe medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit. Ai po lufton tani për të Bronztën. Akili u mposht në gjysmëfinale nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir pas një pakujdesie të vogël dhe kështu, ai tani do ta kërkojë medaljen e Bronztë.

Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano. Në rrethin e tretë, Akil Gjakova e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic, derisa në gjysmëfinale u kualifikua pasi e mundi armenin, Ferdinand Karapetian. Megjithatë, nuk ishte dita e tij për të Artën apo Argjendtën, tani do të kërkojë medaljen e Bronztë.

Ai do të përballet me xhudistin vendas, Lasha Shavdatuashvili. 

Image

(Kosova Sot Online )