Edhe Mali i Zi furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 13:43
Edhe Mali i Zi furnizohet me 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas

Edhe në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas.

Këtë kontingjent e ka pranuar Mali i Zi nëpërmjet mekanizmit COVAX.

“Në Mal të Zi sapo ka ardhur kontingjenti prej 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Mali të Zi, e cila ka njoftuar se këto janë vaksina të ardhura nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Kujtojmë që edhe Kosova pritet të furnizohet sot me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

(Kosova Sot Online)