Shkon për të rregulluar tharësen e rrobave, tekniku largohet i shtangur nga ajo që gjen brenda

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 09:43
 Shkon për të rregulluar tharësen e rrobave, tekniku largohet i shtangur nga ajo që gjen brenda

Një familje në Florida të SHBA u surprizua pamasë kur thirri teknikun për të rregulluar tharësen e rrobave. 

Ajo që mund të kishte qenë një çorape e vjetër apo një send i rënë nga xhepat e pantallonave që kishte ngecur në motorin e pajisjes, rezultoi se ishte një gjarpër i ngordhur.

Familja Pring vuri re se diçka nuk shkonte me tharësen e tyre të rrobave kur ajo nisi të nxirrte papastërti, ndaj kërkuan ndihmën e një tekniku.

Kur ky i fundit e pa fillimisht u tha se me gjasë diçka kishte ngecur në pjesën e motorit dhe se rregullohej lehtësisht. Megjithatë situata ndryshoi kur ai pa se çfarë kishte brenda pajisjes…

Ai u ngrit dhe u largua nga tharësja: “Ka një gjarpër të ngordhur aty brenda”, u shpreh i shtangur ai.

Vetë familja u tmerrua kur zbuloi se brenda tharëses së tyre të rrobave kishte jetuar një gjarpër.

(Kosova Sot Online)