Klinika Infektive dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë me COVID-19, 917 të hospitalizuar

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 12:24
 Klinika Infektive dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë me COVID-19, 917 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale.

Sipas SHSKUK’së, 753 prej këtyre pacientëve janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Vetëm më Klinikën Infektive janë të shtrirë 119 pacientë, nga 122 shtretër sa ka kjo klinikë.

Ndërsa, në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 133 pacientë, në Spitalin e Gjakovës, 95 pacientë, në Spitalin e Pejës 80 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 119 pacientë, në Spitalin e  Ferizajt 66 pacientë,  në Spitalin e Mitrovicës 38 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë 22 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 29 mars 2021, janë duke trajtuar 917 pacientë.

753 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2.

78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

704 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:

308 të konfirmuar me Sars Cov-2

8 në gjendje të rënduar

313 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 119 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive),  91pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 39 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 553 pacientë:

445 të konfirmuar pozitivë

19 në gjendje të rënduar shëndetësore

391 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 133 pacientë

Spitali i Gjakovës, 95 pacientë

Spitali i Pejës, 80 pacientë

Spitali i Gjilanit, 119 pacientë

Spitali i Ferizajt, 66 pacientë

Spitali i Mitrovicës,38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

(Kosova Sot Online)