Shikoni momentin kur zjarrfikësi e kap pitonin që e nxirrte kokën nga guaca e banjos

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 14:58
 Shikoni momentin kur zjarrfikësi e kap pitonin që e nxirrte kokën nga guaca e banjos

Një zjarrfikës në Tajlandë është xhiruar në momentin kur kap një piton në WC-në e një banese.

Zjarrfikësi ishte thirrur nga një person, i cili e kishte vënë re gjarprin kur ishte ulur. Pasi i hodhi detergjent për ta larguar, por pa sukses, burri vendosi që të thërrasë zjarrfikësit.

Videoja tregon zjarrfikësin që shtrihet në dyshemenë e tualetit dhe afrohet shumë ngadalë në WC, për të mos e trembur pitonin. Me një lëvizje të rrufeshme, ai arrin ta kapë pitonin me njërën dorë.

 

(Kosova Sot Online)