Pritet raporti i OBSH-së për origjinën e COVID -19, përjashtohet teoria e krijimit në laborator

  • E. /
  • 30 March 2021 - 08:27
 Pritet raporti i OBSH-së për origjinën e COVID -19, përjashtohet teoria e krijimit në laborator

Covid-19 ka vrarë në shumë se 2.8 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej gati 15 muajsh të gjithë jemi prekur nga pandemia që kur ajo nisi në qytetin kinez Wuhan.

E prej asaj kohë zbulimi i origjinës së virusit është një mision i kryesuar nga OBSH.

Por, raporti i saj ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Gjetjet në një raportin prej 124 faqesh që do të dalë zyrtarisht sot kanë bërë që OBSH dhe Kina të supozojnë së bashku se Covid-19 ndoshta u ka kaluar njerëzve nga një lakuriq nate përmes edhe të tjera kafshëve.

Ekspertët kanë përfshirë gjallesa të tilla si, pangolina, lepuj dhe badger apo vjedull, por asgjë nuk është e sigurt.

Hetuesit kanë përjashtuar të gjitha opsionet se virusi është krijuar në laborator.

Kontrollet, të cilat nisën një vit pasi u shfaqën rastet e para janë karakterizuar nga vonesat dhe përplasjet diplomatike.

Teoria e Pekinit se virusi nuk ka origjinën fare në Kinë por është importuar në ushqim të ngrirë është cilësuar “e mundur” por shumë e pamundur të ndodhë.

Zyrtarët e OBSH-së ende nuk janë bindur për gjetjet.

“Ne do të lexojmë raportin dhe do të diskutojmë, do të përpunojmë përmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm me vendet anëtare. Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe garantojnë studime të plota dhe të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Raporti po vëzhgohet nga afër, pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen, por është gjithashtu jashtëzakonisht i ndjeshëm pasi Kina hedh poshtë çdo sugjerim se është fajtore.

(Kosova Sot Online)