Valbon Krasniqi tregon nëse do ta marr vaksinën anti-Covid

  • E.K /
  • 30 mars 2021 - 10:26
 Valbon Krasniqi tregon nëse do ta marr vaksinën anti-Covid

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka treguar nëse do ta marrë vaksinën anti-Covid.

Duke folur para gazetarëve, Krasniqi ka thënë se do ta marr vaksinën, por se njëherë po pret që të vaksinohen kolegët e tij, të cilët janë në front.

“Po, do të vaksinohem edhe unë. Nuk është e thënë që bash sot të vaksinohem. Fillimisht do të shoh kolegët që janë këtu në front, meqenëse unë tash jam në administratë”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)