Suedia ndryshon qasje, kërkon shtyrje të lehtësimit të masave

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 10:43
 Suedia ndryshon qasje, kërkon shtyrje të lehtësimit të masave

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi tha të martën se ka kërkuar nga qeveria që ta shtyjë lehtësimin e planifikuar të disa masave kufizuese për gati një muaj në kohën kur vendi skandinav po përballet me valën e tretë të pandemisë.

Kjo agjenci më herët kishte rekomanduar që nga 11 prilli të largohet disa masa kufizuese, përfshirë kufizimin e numrit më të madh të lejuar të njerëzve në parqe, koncerte dhe lojëra futbolli, shkruan Reuters.

“Përhapja e Covid-19 është duke u përshpejtuar me një ngarkesë të shtuar ndaj kujdesit shëndetësor”, thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

“Prandaj, Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik propozon se data për hapjen e aktiviteteve të caktuara të shtyhet deri më 3 maj, me kusht që gjendja me infektime të përmirësohet”, thuhet më tej në deklaratë.

Në fazën e parë të pandemisë, Suedia mori shumë vëmendje ndërkombëtare për shkak se nuk mori masa të rrepta kufizuese si shtetet tjera. Qasja e Suedisë ishte kritikuar nga shumë ekspertë shëndetësorë.

(Kosova Sot Online)