Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 10:49
 Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË/Prishtinë, 29.03.2021 – 17:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

(Kosova Sot Online)