Ky është mjeku që po merr shumë vëmendje për shkak të fizikut të tij

  • 30 March 2021 - 12:02
Ky është mjeku që po merr shumë vëmendje për shkak të fizikut të tij

Një mjek i sistemit publik shëndetësor në Angli ka marrë shumë vëmendje për shkak të fizikut të tij. Megjithatë, ai këmbëngul se është “i martuar me karrierën”.

Dr. Emeka Okorocha, 28 vjeç nga Londra, ka pasur shumë paraqitje në televizion. Ai punon në njërin nga repartet për Covid-19. Thotë se puna që ka bërë ka qenë shumë emocionuese vitin e fundit.

Për shkak të orarit të gjatë dhe punës së lodhshme të mjekëve, shpesh ai ka pak kohë që jetë sociale apo takime romantike, sidomos gjatë pandemisë.

Megjithatë, duke iu falënderuar pamjes, mjeku shpesh merr oferta romantike nga vajzat dhe gratë, përfshirë pacientet, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë, mjeku që është bërë i famshëm në TikTok thotë se tash për tash është i martuar me karrierën e vet dhe se punën e ka prioritet numër një.

“Tash për tash, jam i martuar me karrierën dhe nuk ka zonjë me fat në jetën time për momentin. Mendoj se me gjithçka që po ndodh me pandeminë, përfshirë izolimin, është vështirë t’i shoh edhe njerëzit që i njoh, lëre më të dal të takime”, tha ai.

“E dua punën që e bëj dhe jam krenar me të, por do të më pëlqente që ajo të mos mbizotëronte në secilën bisedë. Më pëlqen të dëgjoj dhe të mësoj, prandaj jam shumë më i interesuar në persona që flasin për veten”, shtoi mjeku.

Ai pranon se ka marrë oferta të ndryshme për takime, madje edhe nga pacientet. Përvoja më interesante që ka pasur thotë se janë rastet kur zonjat e moshuara mundohet që ta lidhin me mbesat e tyre.

(Kosova Sot Online)