Doktoresha inkurajon qytetarët që të vaksinohen: Unë po ndihem mirë dhe shpresoj që nuk do të kemi telashe

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 13:04
Doktoresha inkurajon qytetarët që të vaksinohen: Unë po ndihem mirë dhe shpresoj që nuk do të kemi telashe

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të martën ka filluar vaksinimi i personelit  shëndetësor kundër Covid-19.

Me këtë rast, njëra nga punonjëset shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe doktoresha Kade Bjetullahu.

Ajo pas vaksinimit për EO është shprehur se ndihet mirë, kurse u ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.

“Unë posa e mora vaksinën dhe po ndjehem shumë mirë. Shpresoj që nuk kemi me pas telashe më tutje. Gjithçka ka qenë në rregull dhe u rekomandoj te gjithëve marrjen e vaksinën sepse është e nevojshme”, tha ajo.

Përveç personelit shëndetësor do të vaksinohen edhe personat e moshës mbi 80 vjeç.

Vaksinimi në komuna do të fillojë nga dita enjte.

(Kosova Sot Online)