Gjendet i vdekur 56-vjeçari nga Vushtrria që u zhduk para dy muajsh, i shtrirë në mal

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 21:15
Gjendet i vdekur 56-vjeçari nga Vushtrria që u zhduk para dy muajsh, i shtrirë në mal

Kur po bëhen gati dy muaj nga kur është shpallur i zhdukur, është gjetur i vdekur 56 vjeçari Driton Strana.

Strana u gjet nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, pas informacioneve nga një qytetar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga  ana e  një qytetari  mashkull  kosovar i cili ka  informuar se në një zonë malore  në fshatin  Skoqne të Vushtrrisë,  kishte hasur në një person të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët  trupi i pajetë. Viktima D. S., 56 vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë Zahiti.

Duhet theksuar se viktima 56 vjeçare, Driton Strana, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri.

Sidoqoftë, ende nuk dihet si u gjet dhe nga çfarë shkaqesh ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)