Arrestohet një burrë në Skënderaj, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 10:25
 Arrestohet një burrë në Skënderaj, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në fshatin Izbicë të Skënderajt, nën dyshimet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN.   Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë kohës së lartë cekur ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)