Dyshohet se një femër është dhunuar në Suharekë

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 10:55
 Dyshohet se një femër është dhunuar në Suharekë

Një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është dhunuar.

Personi që dyshohet se ka kryer dhunimin nuk është identifikuar akoma.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Suharekë 29.03.2021-21:00. Është raportuar se me 30.03.2021 viktima femër kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që  njëjta dyshohet se është dhunuar nga  një person ende i paidentifikuar.  Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon  në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)