Operacioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit, po ndodh në Prishtinë e Ferizaj

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:22
 Operacioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit, po ndodh në Prishtinë e Ferizaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar për media operacionin policor që po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj.

I njëjti ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha policia.

Media raportoi pak më parë se policia po qëndron në një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)