Ramush Haradinaj apel Qeverisë Kurti, kërkon veprime që të mos lejohet shtrejtimi i çmimeve të energjisë elektrike

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:25
 Ramush Haradinaj apel Qeverisë Kurti, kërkon veprime që të mos lejohet shtrejtimi i çmimeve të energjisë elektrike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë para gazetarëve ka folur për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë para gazetarëve se kjo është temë shumë e rëndësishme dhe duhet të merren sa më shpejtë vendimet e duhura.

“Këtë takim me juve e kam ftuar lidhur me një temë që unë e mendoj të rëndësishme që dëshiroj meqë jemi ende në kohë të ndërmerren vendimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimeve të energjisë. Me licensimn e më shumë operatorëve, tani iu është mundësu operatorëve me e përcaktu çmimin”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se çmimet e energjisë po planifikohet të ngritën deri në 40%

Është vetëm një operator që e ka mundësinë me editu çmimin, veçse ka ndodhë planifikimi për rritje deri në 40% të çmimit, fillimisht kjo ngritje i godet konsumatorët, veçanërisht ato prodhuese dhe konsumuese.

“Po shkelet ligji janë licensuar disa operatorë, të gjithë përvec njërit nuk janë funksional, është një lloj monopoli në emër të liberalizimit. Ka ndodhë një falsitet, i gjithë tregu i ka mbetë një operatori”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)