Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Kur të vijë radha jote, merre vaksinën!

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:28
 Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Kur të vijë radha jote, merre vaksinën!

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë shprehur të lumtur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Ambasada e SHBA-së u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kur t’u vijë radha.

“Të lumtur të shohim që vaksinimet po shkojnë mirë… kur të vijë radha jote, merre vaksinën!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Kosova e ka pranuar të dielën kontigjentin e parë të vaksinave kundër koronavirusit nga programi COVAX. Kjo u bë me një ceremoni, në të cilën përpos kryeministrit, morën pjesë edhe krerët e institucioneve vendore shëndetësore.

I pari që u vaksinua të hënën ishte kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kështu po i inkurajon të gjithë qytetarët që ta marrin vaksinën. Ndërkohë vaksinimi ka vazhduar dje dhe sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku të parët që po vaksionohen me prioritet janë punëtorët shëndetësorë.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/6020537207972384

(Kosova Sot Online)