Lexoni edhe:
Arben Vitia të zgjedhet kandidat për Prishtinën, Ahmeti të shkoj në burg!
Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka thënë se ashtu siç e pranon zëvendëskryeministrja e parë Emilija Rexhepi e pranojmë edhe ne se faktin se përqafimi i shumëllojshmërisë dhe përfshirjes sjell përfitime për të gjithë qytetarët. Ky reagim i Kosnett vjen pas një deklarate të zëvendëskryeministres Rexhepi në vitin 2019 se nuk përkrah martesat e së njëjtës gjini që më pastaj iu kërkua edhe dorëheqja që çoi në ndryshimin e deklaratës nga zyrtarja qeveritare.
“Siç pranon zëvendëskryeministrja e parë e pakicave joserbe e Kosovës, Emilija Redzepi dhe siç pranojmë ne, përqafimi i diversitetit dhe përfshirjes prodhon përfitime konkrete për të gjithë qytetarët. Të punojmë së bashku drejt rezultateve të vërteta për të drejtat e njeriut, reformën zgjedhore, lirinë fetare dhe drejtësinë kalimtare”, ka shkruar Kosnett.
Arben Vitia të zgjedhet kandidat për Prishtinën, Ahmeti të shkoj në burg!Lexoni edhe:
Emilija Rexhepi ka thënë në vitin 2019 se nuk përkrah martesat e gjinisë së njëjtë, që më pas ka shkaktuar reagimin e komuniteti LGBTI të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kësaj të fundit.
Rexhepi ka dalur me një sqarim duke ndryshuar deklaratën e saj për këtë çështje dhe duke thënë se respekton të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut.
“Ajo deklaratë ka qenë e mëparshme. Por unë përkah të gjitha konventat evropiane për të drejtat e njeriut. Unë i përkrah të gjitha ato sipas konventës evropiane. Unë atë e kam marrë si shembull. Këto janë të drejtat e njeriut, ata vendosin vetë. Ju faleminderit shumë“, tha ajo.
As Kosovoës first non-Serb minority Deputy PM, Emilija Redzepi recognizes as we do that embracing diversity & inclusion yields concrete benefits for all citizens. Letës work together toward real results on human rights, election reform, religious freedom, & transitional justice.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 31, 2021
(Kosova Sot Online)