Arben Vitia të zgjedhet kandidat për Prishtinën, Ahmeti të shkoj në burg!

Arben Vitia të zgjedhet kandidat për Prishtinën, Ahmeti të shkoj në burg!
Arben Vitia të zgjedhet kandidat për Prishtinën, Ahmeti të shkoj në burg!

Nexhat Haziri

  • 31 March 2021 - 12:57

Shkruan: Analist - Nexhat Haziri

Kjo qeverisje skandaloze për 8 vite e Shpend Ahmetit dhe e ndikuar dhe diktuar edhe nga oligarkët e lidhur me krimin e organizuar, natyrisht se ka ndikuar në mobilizimin të partive politike që të hynë në këtë garë sa më të përgatitur duke nxjerrë edhe emra si Arben Vitia nga LVV-ja, Vlora Dumoshi nga LDK-ja, por edhe të tjerë nga subjektet e tjera politike që pritet të jetë një nga betejat më të nxehta dhe më interesantet në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.

Pas ndryshimeve në LDK, me ardhjen e lidershipit të ri në këtë parti ka bërë po ashtu që gara për Prishtinën në zgjedhjet lokale të vjeshtës së sivjetme, do të jetë më rivalizuese dhe e kthen këtë subjekt politik si një nga favorite për ta rikthyer qeverisjen në kryeqytet. Pra LVV-ja dhe LDK-ja do të jenë dy subjektet politike të cilat do të jetë rivalizueset kryesore të njëra tjetrës për zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës. Ndërsa subjektet e tjera politike si PDK-ja që mund ta kandidoj Uran Ismajlin , mund të shënoj ngritje votash, por jo edhe si një kandidat që mund të bëjë befasinë, kurse AAK-ja është aty sa për të marrë pjesë.

Pres që partitë politike t’i hynë garës për Prishtinën më të përgatitura dhe me kandidat kredibil, dhe kjo për faktin e një qeverisje të dobët të Prishtinës nga Shpend Ahmeti, që e filloj me LVV-në mandatin e parë, ndërsa në mandatin e dytë si PSD, dhe në asnjërin nuk la gjurmë me qeverisjen e tij, më në asnjë segment të jetës që e karakterizon jetën e qytetarit të Prishtinës, e që mund lirisht të quhet si qeverisja e “kifleve”. Përtej kësaj qeverisja e Shpend Ahmetit në aspektin e investimeve ishte krejtësisht anemike, pa program dhe pa strategji për kryeqytetin, por kjo nuk mund të thuhet edhe në aspektin e përfitimeve të klaneve dhe grupeve të afërta më kreun e komunës së Prishtinës, që pasqyrohen edhe me skandale, sidomos në aspektin e lejeve të ndërtimeve, ku edhe tashmë kemi proces gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të komunës së Prishtinës në qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".