Flet pronari i objektit të Call Center që po basitet nga policia në Prishtinë

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 14:13
 Flet pronari i objektit të Call Center që po basitet nga policia në Prishtinë

Abaz Sylejmani, pronar i objektit në Pejton të Prishtinës, në të cilin ushtrohet Call Center, ka folur para mediave pasi aty u panë forca të shumta të Policisë së Kosovës.

Sylejmani tha se Call Center është në pronësi të një shtatasi të Shqipërisë dhe e njëjta është hapur që pesë muaj.

Ai tha se nuk e di nëse biznesi është legal, por sipas tij do të duhej të kishte leje.

Policia po vazhdon të qëndrojë brenda objektit edhe pas disa orësh bastisjeje.

Ndërsa operacioni po zhvillohet edhe në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur policia me anë të një njoftimi të shkurtër.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha policia

(Kosova Sot Online)