Edhe mjekët dhe infermierët e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 15:01
 Edhe mjekët dhe infermierët e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësore të Policisë së Kosovës janë vaksinuar sot me vaksinën kundër virusit COVID-19.

Nga Policia e Kosovës deklaruan se të njëjtit me këtë veprim dhanë mesazhin se duke u vaksinuar ju mbroni veten dhe të tjerët dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar parandalimin e këtij virusi.

“Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit , gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë”.

(Kosova Sot Online)